Senati amerikan konfirmoi të mërkurën emërimin e James O’Brien si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
Për emërimin e O’Brien votuan 67 senatorë, ndërsa kundër 31 senatorë, njoftoi Senati.
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë kryeson Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike dhe, ndër të tjera, do t’i raportojë të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar.
Ai ka përvojë me Ballkanin Perëndimor
Në vitet 1990, O’Brien ishte i dërguari special i presidentit amerikan për Ballkanin, si dhe ishte këshilltar i lartë i ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, sipas biografisë së tij në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
Ai ndihmoi në formulimin e Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995 dhe ishte pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Rambuje në vitin 1999. /tesheshi.com/