Një tjetër mesazh nga Uashingtoni ka përforcuar qëndrimin amerikan për njohje të 30 qershorit si datë zjedhjesh.
Nga Ambasada Amerikane ka dalë paralajmërimi i radhës me anë të të cilit kërkohet që procesi zgjedhor të mos cenohet.
Forma e zgjedhur është ajo e një gjuhe diplomatike më nëntekste,
“Incidentet e izoluara të dhunës gjatë kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët dhe materialet e votimit, duke rritur dyshimet për dhunë ose shqetësime në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thuhet në deklaratën e përfaqësisë diplomatike amerikane në Tiranë.
Nga ana tjetër, TCH ka ofruar një dokument ekskluziv në të cilin është përcaktuar numri i vëzhguesve nga ambasadat e SHBA, Britanisë së Madhe, Italisë dhe OSBE-së.
Pra, 30 qershori merr tjetër legjitimim ndërkombëtar. E kjo ndodh ndërsa presidenti Meta ka ndërmarrë një lëvizje që dyshohet se mund të çojë në vendimarrjen e një date të rë zjedhjesh. /tesheshi.com/