Edhe për SHBA-në, ashtu siç për Specialen në Hagë, dënimi ndaj Salih Mustafës nuk ka të bëjë me UÇK-në, edhe pse ai ishte komandant i saj.
Një ditë pas dënimit me 26 vite burg, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se “vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit.”
Në deklaratën e Price theksohet se ky aktgjykimi është një hap i fortë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat.
“Ne gjithashtu përgëzojmë guximin e viktimave dhe dëshmitarëve individualë që dolën përpara dhe dënojnë kërcënimet dhe frikësimet me të cilat janë përballur. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur”, është bërë e ditur në deklaratën e DASH-it.
Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte. /tesheshi.com/