Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Amerikanët, qëndrim mbi litiumin në Serbi

Gjeoekonomi dhe gjeopolitikë përballë populizmit

by te Sheshi
21/08/2024
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Amerikanët, qëndrim mbi litiumin në Serbi
44
SHARES

Miniera e litiumit është një mundësi për Serbinë që të thellojë lidhjet me Bashkimin Evropian dhe të pozicionohet si lider në një industri që do të jetë shumë e rëndësishme në të ardhmen, por nëse do të ketë një minierë duhet të vendoset nga populli i Serbisë, tha Jeffrey Pyatt, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Burimet e Energjisë.

Ai shtoi gjithashtu se vendet perëndimore janë duke kërkuar një alternativë në furnizimin me litium, sepse janë kryesisht të varura nga Kina.

Payatt iu përgjigj edhe pretendimeve nga Moska se Perëndimi po e rrëzon qeverinë në Serbi me protesta kundër litiumit, duke theksuar se situata është e kundërta – se Amerika mbështet qeverinë në Serbi në lidhje me projektin “Jadar” dhe Rio Tinto.

Ai theksoi se ky projekt është një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Serbisë, si dhe për përshpejtimin e tranzicionit energjetik.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo çështje është e rëndësishme jo vetëm për shkak të forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe BE-së, por edhe për Serbinë, Payatt theksoi se për këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë.

“Populli i Serbisë duhet të vendosë për këtë. Mendoj se kjo është një mundësi brezash për Serbinë që të marrë një pozicion udhëheqës në industri, gjë që do të jetë shumë, shumë e rëndësishme në konkurrencën e ardhshme në SHBA, Evropë dhe më gjerë”, tha ai.

Ai vuri në dukje se ulja e varësisë së Perëndimit nga Kina është thelbësore dhe se ka një përpjekje sistematike në BE dhe SHBA për të diversifikuar zinxhirin e furnizimit.

“Është ende një pyetje e hapur se nga do të vijë ky diversifikim. Por Serbia, për shkak të gjeologjisë së saj, ka një mundësi unike për të luajtur një rol të rëndësishëm globalisht në atë proces”, theksoi ai.

Payatt tha se litiumi është gjithashtu thelbësor për të përmbushur qëllimet klimatike dhe që bota t’i përmbahet planeve të tranzicionit të gjelbër, furnizimet me litium duhet të rriten 42-fish deri në vitin 2040.

Ai theksoi se litiumi minohet gjithashtu në Nevada, ndërsa Kalifornia kryeson rrugën në nxjerrjen e litiumit nga uji i kripur.

“Si do të zhvillojë Serbia burimet e saj duhet të vendoset nga populli i Serbisë. Unë jam këtu për t’ju thënë se, nga pikëpamja amerikane, ne shohim një mundësi brezash që Serbia të marrë një pozicion udhëheqës, jo vetëm në minierat e litiumit. Ne duhet të zhvillojmë përpunimin e këtyre mineraleve dhe të ofrojmë vlerë të shtuar”, tha ai.

Payatt theksoi se Evropa dhe SHBA po shkojnë drejt elektrifikimit të transportit, i cili kërkon shumë më tepër minerale për bateritë.

“Serbia mund të luajë një rol të rëndësishëm në të gjitha këto, veçanërisht në zinxhirin e furnizimit evropian,” përfundoi ai.

Payatt hodhi poshtë kritikat për projektin Jadar, i cili thotë se roli i Serbisë është të jetë një “koloni minerare e vendeve të pasura”, pasi minierat e litiumit nuk kanë filluar në asnjë vend tjetër evropian.

“Serbia duhet të fillojë të prodhojë gjëra më të vlefshme, kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë këtu në SHBA dhe këtu përputhen interesat tona,” tha zyrtari.

Ai theksoi se Rio Tinto i nënshtrohet një auditimi nga aksionerët e tij dhe duhet të jetë në përputhje me rregulloret në të gjitha tregjet ku operon, duke ruajtur kështu standarde mjedisore më të mira se kompanitë kineze.

Sipas Zërit të Amerikës, Payatt i cilësoi “të pakuptimta” pretendimet e Rusisë se Perëndimi dëshiron të destabilizojë situatën dhe të rrëzojë qeverinë në Serbi me protesta kundër Rio Tintos.

“Ne mbështesim qeverinë në Serbi dhe qëndrimin e saj në këtë projekt. Pse do të jemi të interesuar të ushqejmë opozitën?”, tha Payatt.

Related Posts

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Putin, vizitë të parë në Çeçeni që nga viti 2011

Putin, vizitë të parë në Çeçeni që nga viti 2011

Paralajmërimi pas fundosjes së një jahti në Mesdhe

Paralajmërimi pas fundosjes së një jahti në Mesdhe

Metodë e re kontrolli për qytetarët e Ballkanit Perëndimor kur hyjnë në zonën Shengen

Metodë e re kontrolli për qytetarët e Ballkanit Perëndimor kur hyjnë në zonën Shengen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni