Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Amerikanët: Ç’duam ne në Butrint

Reagim ndaj akuzave të opozitës mbi “pronësinë” e Parkut: Kur bashkëpunonim me PD-në!

by te Sheshi
01/05/2022
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Amerikanët: Ç’duam ne në Butrint

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipërmarrjeve (AAEF) ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin e zhvilluar për Parkun e Butrintit, mënyrën se si do të menaxhohet.

Në reagim thuhet se pronësia e parkut nuk do të ndryshojë, e pos kësaj, çdo gjë që do të investojnë janë dhuratë nga populli amerikan.

Shtohet gjithashtu se edhe më parë kanë punuar me të gjitha qeveritë, madje me dhe opozitën aktuale, duke iu referuar akuzave të kësaj të fundit.

Në prill të këtij viti qeveria miratoi një marrëveshje mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Reagimi:

“Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipërmarrjeve (AAEF) u krijua në vitin 1995 sipas Aktit të Mbështetjes për Demokracinë e Evropës Lindore (SEED Act), miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në 1989, me një kapital fillestar prej 30 milionë USD. Fondi krijoi dhe investoi në një sërë sektorësh si banka, sigurime, aeroport, karta biometrike identifikimi, etj. Si rezultat i suksesit të tij, në vitin 2009 Qeveria e SHBA vendosi që të gjitha fitimet e krijuara nga Fondi do të shërbenin për të krijuar një organizatë jofitimprurëse, të përhershme të quajtur Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) me synimin për të mbështetur zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri nëpërmjet 4 programeve kryesore: Edukim, Lidership, Sipërmarrje, Turizmi Kulturor dhe Ekologjik.

AADF nuk është një sipërmarrje fitimprurëse. Synimi i Fondacioni është përmirësimi i jetës së shqiptarëve nëpërmjet projekteve që ai zhvillon. Të gjitha fondet që ai menaxhon qëndrojnë në Shqipëri si një dhuratë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar. Fondacioni udhëhiqet nga një Bord Administrimi, ku marrin pjesë qytetarë amerikanë dhe shqiptarë, të cilët kontribuojnë me kohën e tyre pa shpërblim. AAEF dhe AADF kanë 27 vjet që operojnë në Shqipëri vetëm në interes të popullit shqiptar. Fondi dhe Fondacioni kanë bashkëpunuar me secilën qeveri shqiptare dhe me cilëndo opozitë. Që nga themelimi në vitin 2009, AADF ka mbështetur 70 projekte dhe ka angazhuar rreth 100 milionë dollarë. Nëpërmjet projekteve të tij, AADF ndihmon mbi 400,000 nxënës e studentë dhe mbështet pothuajse 1,000 biznese në të gjithë vendin. Projektet arsimore përfshijnë disa nga modelet më të avancuara në botë si Junior Achievement, TUMO, SDA Coding Academy dhe më shumë. Projektet e trashëgimisë kulturore përfshijnë rivitalizimin e qendrave kryesore të qyteteve historike në vend si në Shkodër, Krujë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Durrës. Projekte të tjera kanë zhvilluar dhe mbështetur instalimin e sistemeve të biletave elektronike në 10 site të trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë, ngritjen e Muzeut Fotografik Kombëtar Marubi, mbështetjen për aplikimin dhe regjistrimin e pesë elementeve të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Shqiptare në UNESCO, etj.

AADF ka kontribuar në Parkun Kombëtar të Butrintit që prej vitit 2009. Qëllimi ynë është të mbështesim ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Butrintit si siti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, institucionet shqiptare, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, Fondacioni ka sjellë një nga modelet më të suksesshme për trashëgiminë kulturore në Butrint. AADF ka kontribuar 1.2 milionë USD për instalimin e kamerave, infrastrukturës turistike dhe tabelave, rehabilitimin mjedisor të rrugës së re, sistemet e biletave elektronike dhe zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Integruar. Falë këtyre ndërhyrjeve Parku ka shënuar rritje të të ardhurave, përmirësim të transparencës, ulje të korrupsionit dhe një cilësi më të lartë shërbimesh.

Faza e dytë e angazhimit të AADF ndaj Butrintit synon të mbështesë dhe të ruaj Parkun në afatin e gjatë. AADF mbështeti hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit (IMP), i cili iu dorëzua për konsultim Qendrës së Trashëgimisë Botërore (UNESCO). Plani u rishikua nga dy organet konsultative të UNESCO, ICOMOS dhe IÇROM, dhe u miratua nga Qeveria e Shqipërisë.

Pronësia dhe kontrollin mbi Butrintin, ashtu si me të gjitha sitet kulturore në Shqipëri, nuk ndryshon. IMP siguron arkitekturën e nevojshme për mbrojtjen e Parkut, promovon transparencën dhe garanton që të ardhurat e krijuara të përdoren për zhvillimin e tij në përputhje me standardet e një siti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Pas miratimit të Planit nga Qeveria e Shqipërisë, AADF do të kontribuojë me 5 milionë USD të tjera, në mënyrë që Parku Kombëtar i Butrintit të njihet: “…si një model i qëndrueshëm menaxhimi për zonat me elementë kulturorë dhe natyrorë, duke u bërë një qendër për ofertën turistike rajonale dhe duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike, duke angazhuar komunitetet lokale dhe institucionet financiare, dhe duke shërbyer edhe si model për parqet e tjera në Shqipëri.”

Projekti i Butrintit është një shembull i rëndësishëm se si AADF shërben si katalizator, duke ofruar fonde dhe njohuri për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shërbimeve të qytetarëve shqiptarë duke rritur transparencën dhe ulur korrupsionin nëpërmjet disa prej modeleve më të avancuara të menaxhimit dhe ekspertizës në botë.

Përpos debateve, ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes”. /tesheshi.com/

Related Posts

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Mesazh nga Iraku: Saudia e Irani, afër pajtimit diplomatik

Mesazh nga Iraku: Saudia e Irani, afër pajtimit diplomatik

Raporti i KE: Rreziqet e luftës për Shqipërinë dhe Ballkanin

Raporti i KE: Rreziqet e luftës për Shqipërinë dhe Ballkanin

Një apel dramatik nga Mariupoli: Erdogan, na shpëto!

Një apel dramatik nga Mariupoli: Erdogan, na shpëto!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni