Ambasada e SHBA në Tiranë, ka deklaruar se nuk do ketë asnjë hetim për pretendimet e deputetit Doshi, siç po kërkon ky i fundit, por dhe opozita. Ky reagim vjen dhe pas një takimi që ambasadori Donald Lu, ka patur me deputetin demokrat, ish-kryeministrin Berisha.
Në deklarimin e ambasadës thuhet se këtë çështje duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët.
Duhet kujtuar me këtë rast se amerikanët janë përfshirë në një hetim për një çështje të mprehtë tonën, atë për 21 Janarin. Prej tyre ekziston një përvojë e hidhur që teksa përfundimet ishin tejet konkrete dhe me emra konkretë, drejtësia shqiptare i anashkaloi në vendimet që morri ndaj të akuzuarve si vrasës të të paktën tre protestuesve më 21 janar. /tesheshi.com/