Ambasadorja amerikanë Yuri Kim ka përcjellë një mesazh inkurajues për gjykatës e prokurorë në Shqipëri, duke aluduar se ata ndodhen në presionin e politikës.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ka më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet”, shkruan ajo.
Gruaja që përfaqëson SHBA në Tiranë, shkruan më tej se “është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor”.
:Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojmë vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, përfundon diplomatja amerikane. /tesheshi.com/