Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidajet Bajraktar, është shprehur për ccështjen e pllakës së Sulltan Sulejmanit në Kalanë e Lezhës, e cila udhqeu polemika të hidhura nga grupe politike e fetare në zonë.
Gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës, pas takimit me Prefektin e qarkut, ambasadori është përgjigjur në mënyrë diplomatike: “Objektet historike duhen ruajtur dhe mbrojtur”. Ambasadori i pyetur nga gazetarët për këtë ccështjen tha se shpresonte që të bisedonte për këtë ccështje me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. /tesheshi.com/