Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhejs Bejli, sot pas takimit me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, përsëri ka dënuar vendimin e Ivanovit për ndërprerje të proceseve gjyqësore kundër politikanëve. Ai ka bërë thirrje që të shmanget dhuna.
“Falja masive është e njëjtë me mosdënimin dhe është pengesë për zgjedhje të besueshme dhe për rrugën euroatlantike. Protestat e qeta janë e drejta fundamentale. Dhuna dhe vandalizmi ‘jo’,” ka shkruar në Twitter Bejli.
Bejl dhe ambasadori Aivo Orav sot pasdite u takuan me presidentin Ivanov. Në takim është biseduar për vendimin për faljen e politikanëve. Megjithatë, më shumë detaje tani për tani nuk jepen. /tesheshi.com/