Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin tha se është e mundur një përfshirje më e thellë e e Rusisë në çështjen e Kosovës. Ai shtoi ndaj propozimeve që do të vijnë nga kancelaritë për zgjedhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, Moska do të jetë në anën e Beogradit.
“Rusia dhe Serbia mbështesin plotësisht njëra-tjetrën në organizatat ndërkombëtare në lidhje me trendin e çështjeve politike. Një vend të veçantë këtu merr problemin e Kosovës, ku Beogradi është nën presion të fundit armiqve serbë tradicionale”, shkroi ai Chepurin në një artikull për Politico-n me rastin e Ditës Kombëtare të Federatës Ruse, 12. qershorit.
Sipas tij, “Moska ishte, është dhe do të jetë në anën e Beogradit, dhe kjo vlen shumë”.
“Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Ne do të mbështesim Serbinë dhe popullin serb. Kjo supozon një bazë ligjore për një zgjidhje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”, tha ambasadori rus.
Chepurin vërejti se janë bërë paralele midis Kosovës dhe Krimesë kohët e fundit, por qq sipas tij këtu dy vende janë dy histori krejtësisht të ndryshme.
“Së paku për shkak se Kosova u shkëput nga Serbia, pa respekt për Deklaratën mbi ligjin ndërkombëtar të OKB-së në vitin 1970, ndërsa Krimeja është ndarë në përputhje me parimet e Deklaratës”, shpjegon ai.
Ai vë në dukje se në largimin e Kosovës nga Republika Federale e atëhershme e Jugosllavisë, një faktor kyç ishte ai i jashtëm: goditja ushtarake e NATO-s.
“Krimeja është Rusia dhe Kosova është Serbi. Nuk është vetëm një kusht, është një realitet ligjor që duhet respektuar”, theksoi Chepurin. /tesheshi.com/