Ambasadori i deritanishëm i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, është emëruar në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Për detyrën e re e ka uruar edhe i pari i shtetit, Hashim Thaçi.
“I uroj Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu emërimin në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. E njoh Ambasadorin e nderuar që nga Konferenca në Rambuje dhe do të kem kënaqësinë të bashkëpunoj me të në postin e ri. Ai është një mik i pashoq i Kosovës”, ka thënë Thaçi. /tesheshi.com/