Kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë, Donald Lu, kësaj here nuk ka befasuar me deklarimet e tij antikorrupsion, por me një vizitë në fshatin bujëmadh të Dragostunjës në Librazhd, që njihet për banorët e tij të devotshëm të besimit islam.
Ai, i shoqëruar dhe nga deputeti i zonës Taulant Balla dhe nga Myftiu Ylli Gurra, po ashtu nga Librazhdi, vizituan xhaminë e fshatit. Lu u njoh me jetën e atyshme dhe traditën e besimit të ruajtur ndër vite. /tesheshi.com/