Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ambasadori izraelit në Serbi: Kosova u njoh në 4 shtator!

by te Sheshi
22/09/2020
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Ambasadori izraelit në Serbi: Kosova u njoh në 4 shtator!

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, tha se nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë një gjë të tillë më 4 shtator.

Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

“Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në Uashington. Ne nuk kemi qenë pjesë e atij takimi. Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shtetetve të Bashkuara. Kryeministri ynë [Benjamin Netanyahu] e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës”, tha Vilan për televizionin N1 në Serbi.

Vilan tha se kur ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin inaugurues, ata kanë folur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Serbisë.

I pyetur se si e ka komentuar Vuçiq njohjen e Kosovës nga Izraeli, Vilan tha se “kjo nuk është diçka me të cilën Vuçiq është i kënaqur”.

“Por, Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiq do ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javësh e gjysmë në Uashington”, tha ambasadori.

Në pyetjen se si e komenton faktin që Serbia, me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, është pajtuar ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, Vilan tha se kjo “është shumë pozitive, është një lajm i mirë”.

Ai po ashtu tha se ka takuar homologun e tij palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, i cili më herët ka shfaqur shpresën se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem.

Vilan tha se takimi me Nabhanin ka qenë “i dobishëm” dhe se “këtu nuk ka asnjë mosmarrëveshje me të”.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Tri ditë pas marrëveshjes në Uashington, Brukseli ka paralajmëruar se “çdo hap diplomatik, që mund të vërë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE-së për Jerusalemin, është shqetësues”.

Statusi i Jerusalemit është një çështje e diskutueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Izraeli e pretendon të tërin si kryeqytet të vetin, ndërsa palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor – i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 – si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe, në bazë të atij vendimi, kanë bartur ambasadën në Jerusalem.

Megjithatë, pak shtete – nga Bashkimi Evropian asnjë – e kanë ndjekur një hap të tillë. /REL/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Në kërkim të “Novichok”-ut, Navalny: Pse Moska duhet të më kthejë rrobat

Në kërkim të “Novichok”-ut, Navalny: Pse Moska duhet të më kthejë rrobat

E PAZAKONTË/ Dyshohej për COVID, si u rrëmbye i vdekuri nga spitali në Maqedoninë Veriore

E PAZAKONTË/ Dyshohej për COVID, si u rrëmbye i vdekuri nga spitali në Maqedoninë Veriore

Daçiç paralajmëron: nëse Bosnja njeh Kosovën, ja ç’mund të ndodhë

Daçiç paralajmëron: nëse Bosnja njeh Kosovën, ja ç’mund të ndodhë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni