Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka folur për Gjykatën Speciale e cila pritet të ndjekë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krimet e pretenduara ndaj serbëve pas luftës.
Heldt ka thënë se të ftuarit nga Specialja duhet të paraqiten vullnetarisht, ose ftesa e gjykatës duhet zbatuar nga institucionet kosovare të sigurisë.
“Ky do të jetë një shembull tjetër për ta parë se si veprojnë në ndërkohë institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përgjegjëse për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Heldt, raporton RTK.
Ndërkohë ende nuk dihet se kur pritet të veprojë Specialja. Ditëve të fundit është përfolur mundësia që aktakuzat e para të ngrihen tek në vjeshtën e vitit 2018. /tesheshi.com/