Helmut Hoffman, ambasadori i Berlinit në Tiranë, është treguar një gjerman i vërtetë në përgjigjen ndaj ish-kryeministrit Berisha, i cili e sulmoi ashpër të mërkurën.
Ambasadori Hoffman ka pritur të ftohen gjakrat dhe ka lëshuar një deklaratë të shkurtër por mjaft “të hidhur” ndaj liderit historik të Partisë Demokratike.
Zyra e shtypit të ambasadës gjermane ka dërguar një njoftim për jawanews, në të cilin thuhet:
“Ambasadori Hoffman e konsideron si domethënës faktin që zoti Berisha ka sulmuar edhe drejtuesen e e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore Audrey Glover. Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt nga ana e tij”.
/tesheshi.com/