Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, deklaroi në një pjesëmarrje në Prishtinë, se Ramush Haradinaj po mbahet ende në Francë dhe po gjykohet atje, jo për akuzat në të cilat ishte shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare, por për disa akuza të reja të ardhura nga Serbia.
Chabert tha kështu, pasi mbajti një ligjëratë në “Kolegjin AAB” në Prishtinë me temën, “Diplomacia Publike Franceze”.
Ambasadori tha se fletë-arrestet e lëshuara nga Serbia, Francës i duhet t’i shqyrtojë, pasi kemi të bëjmë me akuza të reja dhe jo akuzat për të cilat tashmë Haradinaj ishte përgjigjur dhe ka rezultuar i pafajshëm.
Diplomati francez foli edhe sesi funksionon diplomacia në Francë, përgjegjësitë që kanë institucionet si dhe për Kosovën dhe mbështetjen e saj nga ana e Francës. /tesheshi.com/