Ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka vizituar sot Kalanë e Prizrenit me ç’rast ka njoftuar se ka gjetur një lule të veçantë dhe ka treguar simbolikën e saj.
“Gjatë një vizite sot në Kalanë e Prizrenit unë kam gjetur një lulekuqe të vetme. Për ne, lulekuqja përdoret si simbol i sakrificës së anëtarëve të forcave të armatosur të vrarë gjatë konfliktit. Nesër është “Remembrance Sunday”, kur do t’i mbajmë në mend”, ka shkruar O’Connell në profilin e tij në Facebook. /tesheshi.com/