Londra e sheh me shqetësim faktin se një numër i madh shqiptarësh kanë përfunduar në burgjet e Anglisë, ku dominojnë ata nga zonat veriore.
Ishte ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, ai nga Shkodra ofroi që shifrën e 762 shqiptarëve në burgjet angleze.
“70 për qind e tyre vijnë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Pjesa më e madhe e tyre janë të dënuar për trafik droge. Kemi një rritje të numrit të shqiptarëve që merren me krime. Krimi i organizuar është një dëm i madh për shoqërinë shqiptare”, theksoi diplomati anglez. /tesheshi.com/