Pas një skene teatrale që po luajnë deputetët e VMRO-së në Kuvendin e Maqedonisë, duke mos lejuar zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e qeverisë, ka reaguar edhe ambasadori britanik në Shkup,Çarls Garet. Ai ka apeluar që përgjegjësit për funksionimin e Kuvendit duhet të kenë kujdes, duke thënë se aty gjendet bërthama e demokracisë.
“Parlamenti është bërthama e demokracisë së Maqedonisë. Ndodhitë e tashme në Parlamentin e Maqedonisë, bëjnë kundërshërbim për zhvillimin e demokracisë, ata e korruptojnë kredibilitetin e institucionit në Maqedoni dhe jashtë. Demokracia nuk vjen shpejt, as udhëtimi nuk ka fund; demokracitë duhet vazhdimisht të gjejnë mënyra si të forcohen. Britania është përkrahës shumëvjeçar i Maqedonisë”, ka deklaruar ambasadori Gareth.
Ai tha se “në dy dekadat e kaluara partneritet, punuam me Maqedoninë ta forcojmë demokracinë, ndërsa parlamenti ka qenë në interes të madh. Partneriteti ynë me Maqedoninë do të vazhdojë, Kuvendi me funksion të plotë, transparent dhe i përgjegjshëm është zemra e demokracisë”.
Në vazhdim Garet rikujtoi deputetët për përgjegjësinë e tyre.
“Me rëndësi është që njerëzit të cilët janë të përgjegjshëm për funksionimin e Kuvendit, vazhdimisht të ritestohen nëse mjaftueshëm përpiqen për të siguruar transparencë maksimale në punën e Kuvendit”.
Deklaratat e këtilla të ambasadorit britanik erdhën pas analizave të bëra nga asociacioni Most për punën e Kuvendit për vitin 2016.
Ky projekt është mbështetur nga ambasada britanike në Shkup. /tesheshi.com/