Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Gregory Delawie është shprehur sot se i qëndron besnik deklaratave të dhëna ditë më parë për opozitën ku veprimet e tyre i quajti neveritëse.
Ai tha se nuk e tërheq fjalën e dhënë, pavarësisht peticionit kundër tij.
Sipas tij, ai që ka inicuar këtë peticion ka dhënë mendimin e tij dhe kjo ndodh në një vend demokratik siç është Kosova. Këto komente ambasadori amerikan i bëri në një panel diskutues me temën “Lufta kundër korrupsionit politik: Sfidat në funksion të reformave të ardhshme”. /tesheshi.com/