Ambasada Amerikane në Tiranë fton publikun shqiptar që të shohin stacionin hapsinor të NASA-s i cili mund të shihet. Në një status në Facebook ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se “Disa herë në javë, Misioni i Kontrollit të Qendrës Hapsinore Johnson të NASA-s në Houston, Teksas, përcakton mundësitë për të parë stacionin e hapësirës nga 6,700 vendodhje kudo në botë. Stacioni në hapësirë duket si avion ose si një yll i madh shndërritës që lëviz në qiell, por nuk ka dritë që ndizet dhe fiket, e as nuk ndryshon drejtim. Sonte në darkë, në orën 18:13, stacioni do të mund të shihet në Tiranë për 3 minuta. Shijojeni këtë pamje të mrekullueshme. Dhe na dërgoni një foto nëse arrini të bëni një të tillë”.
/tesheshi.com/