Ambasada e SHBA në Arabinë Saudite paralajmëroi qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm pranë Pallatit Mbretëror në Jeddah, pasi nëpër rrjetet sociale është raportuar se ka pasur të shtëna në afërsi të vendit dhe viktima.
Tani për tani, sipas disa raportimeve të pakonfirmuara thuhet se forcat e sigurisë penguan një sulm pranë Pallatit Mbretëror, dhe se sulmuesi dhe disa roje u vranë.
Qeveria saudite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, raporton Reuters. /tesheshi.com/