Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur përkrahjen e plotë për heqjen e mandateve të deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovicës së LSI-së nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Me dy rreshta, selia diplomatike e Uashingtonit ka dhënë viston për largimin e dy parlamentarëve, të Peqinit dhe Beratit dhe shpreson se operacioni do të vazhdojë.
“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e shkurtër të ambasadës së SHBA.
Tashmë, edhe vendimi i gjykatës që do të jetë finali për dy parlamentarët e çmandatuar, duket një formalitet. /tesheshi.com/