Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ofroi një bilanc të punës në terren të Urgjencës Kombëtare gjatë korrikut, duke thënë se “më shumë se 52 mijë qytetarë i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare në numrin unik 127 gjatë muajit të fundit, ku kanë marrë këshillime dhe shërbim në kohë dhe me cilësi”.
“Ekipet tona kanë kryer 11 mijë misione në banesë dhe në zonat turistike, duke ofruar ndihmën e parë të specializuar për qytetarët në nevojë.
Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore”, shkruan Manastriliu. /tesheshi.com/