Alma Clara Corsini, 95 vjeç, nga Modena është italianja më e vjetër që shërohet pasi mundi koronavirusin. Alma shkoi në spital më 5 mars, sapo ndjeu simptoma të infeksionit famëkeq.
Stafi mjekësor thotë se trupi i saj tregoi rezistencë të madhe, gjë që e ka ndihmuar atë të shërohet. Ajo i tha një gazetareje nga shtrati i spitalit: “Po, ndihem mirë! Ka njerëz të mirë këtu dhe ata u kujdesën mirë për mua dhe do të më dërgojnë së shpejti në shtëpi “.
Mjekët thonë se gjyshe Alma është rikuperuar pa terapinë antivirale që zakonisht u bëhet pacientëve me sëmundje të arterieve koronare, të cilat janë ilaçe të forta, raporton The Sun. /tesheshi.com/