Alma Lama ka ngacmuar kolegët e saj deputet të opozitës që kanë gjuajtur gazë lotësjellës në sallën e Kuvendit, duke u dhënë një rekomandim atyre.
“Të gjithë ata deputet që kanë pasion përdorimin e gazit lotësjelles është mirë të lënë mandatin e të punësohen në polici të Kosovës. Aty mund të zhvillojmë zhdërvjellësitë e tyre për përdorimin e gazit e mund të marrin edhe njohuri se kush mund ta përdorë e kush jo, si e ku mund të përdoret”, ka shkruar Alma në Facebook.
Ndryshe, deputetët që hodhën gazë lotësjellës në sancat plenare janë Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli, të ciliët akuzuan pushtetin se ky gazë po përdoret nga pushteti kundër protestueseve.
/tesheshi.com/