Në një prononcim për Top Channel, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka rrëfyer mbi situatën ku ndodhet, ai dhe faktori shqiptar, këto kohë delikate për politikën maqedonase, që pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Në prononcimin e tij, i cili do jetë pjesë e një specialeje që do të transmetohet në mbrëmje në “Exlusive”, Ahmeti citohet të ketë thënë:
“Tani kohërat kanë ndryshuar. Sot më ka ardhur dita mua, ditë që e kam pritur, që populli të dijë të vërtetën. Ali Ahmeti nuk është i kapur dhe nuk është kriminel. Këto do t’i vërtetojë përmes rrugës së drejtësisë”.
Më pas ai ka folur dhe mbi rrugët e arritjes deri tek hartimi i Platformës së përbashkët shqiptare me ndikimin e drejtpëedrejtë të kryeministrit Edi Rama. /tesheshi.com/