“Recognition” quhet inteligjenca artificiale që krahason në kohë reale pamjet fotografike nga Reuters me vepra të ndryshme arti në muze.
Projekti në fjalë ka lindur në Treviso dhe është më shumë se një aplikacion. Fitues i çmimit IK Prize që tashmë po ekpozohet në Londër në Tate Gallery.
Recognition është edhe online dhe shpresohet që ky algoritëm të arrijë të kuptojë subjektivitetin e zgjedhjes së fotografive dhe objektivitetin që ka vetë në natyrë.
Ky nuk është projekti i parë i këtij lloji dhe me shumë mundësi nuk ka për të qenë as i fundit, por për momentin është më interesanti. /tesheshi.com/