“Ata mund të ndalojnë Listën Serbe, por ata nuk mund të ndalojnë popullin serb në Kosovë dhe Metohi”, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiç të hënën, duke komentuar pretendimet e autoriteteve të Prishtinës për zarfe të helmuara me fletëvotime nga Serbia.
Ai lëshoi një paralajmërim për bashkësinë ndërkombëtare se “heqja e demokracisë nuk të çon askund”, referuar rastit.
“Mos umerrni me tregimet e viteve ’90 për helmim monoetnik. Dhe ata serbë u ulën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por që që asnjëri nuk pësoi alergji ”, tha Vuçiç.
“Ata po përpiqen ta shpallin Listën Serbe si terroriste dhe të marrin mbështetjen e Perëndimit për këtë”, shtoi presidenti serb. /tesheshi.com/