Më shumë se 16,000 biznese janë rihapur dhe rifilluan prodhimin në qytetin sirian të Alepos, tha guvernatori i qytetit, Hussein Ahmad Diab.
Para Luftës Civile, aty kishte 34,000 fabrika dhe termocentrale aktive.
“Fatkeqësisht,u sulmuan dhe y plaçkitën shumë objekte gjatë luftës. Puna për rinovimin filloi pasi Alepo u çlirua. Më shumë se 16,000 biznese tani kanë rifilluar prodhimin”, tha Diab.
TASS kujtoi se një luftë e ashpër u zhvillua në Alepo midis forcave pro-qeveritare dhe militantëve në vitin 2016.
Një nga objektivat kryesore të luftës në Alepo ka qenë kështjella e famshme dhe qyteti i vjetër.
“Kalaja mundi të rezistojë. Një komitet i historianëve, ekspertëve të restaurimit dhe filantropëve po merr pjesë në rigjenerimin e këtyre vendeve”, shtoi Diab. /tesheshi.com/