Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Aleksandër Çipa: Kauza e Rilindjes e tradhëtuar; por zgjedhjet e parakohshme nuk sjellin asgjë të re

by te Sheshi
19/01/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 9 mins read
A A
Aleksandër Çipa: Kauza e Rilindjes e tradhëtuar; por zgjedhjet e parakohshme nuk sjellin asgjë të re

Nga Eva Gjura

Gazetari dhe analisti i njohur, Aleksandër Çipa komenton në një intervistë për “tesheshi.com” zhvillimet politike në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Duke u ndalur tek tema më e nxehtë e diskutimit të ditës, tek reforma në drejtës, z. Çipa shprehet se kjo klasë politike kërkon ta mbajë këtë sistem në këtë gjendje amorfe. Lidhur me idenë e hedhur për referendumi, ai shprehet se kjo është thjeshtë një alibi i kryeministrit për ta përdorur në funksion të ndryshimit  të sistemit. Z. Çipa kritik shprehet edhe ndaj deklaratave të opozitës për zgjedhje të parakohshme. Ai shton se të tilla zgjedhje me aktorë të vjetër nuk sjellin asgjë të re, derisa do realizohen nga aktorë të vjetër. Ndërsa duke u ndalur tek koalicioni qeverisës, z. Çipa thekson se Rama-Meta e kanë tradhëtuar kazuën e tyre. Në fund, rezervon diçka dhe për Kosovën, zhvillimet e atjeshme politike…   

Reforma në drejtësi duket se ka mbetur në vendnumëro, pasi pozita dhe opozita nuk arrijnë si gjithmonë të gjejnë gjuhën e konsensusit. Pse ndodh gjithmonë kështu?

Klasa politike shqiptare mund të jetojë dhe mbijetojë vetëm përmes kësaj kulture politikbërjeje që manifeston dhe ushtron në realitetin shqiptar të të ashtuquajturit tranzicion. Klasa jonë politike nuk do t’i iki stanjacionit politik që është krijuar në vend prej gati 25 vjetësh. Dhe meqenëse nuk do, kjo do të thotë se kjo klasë kërkon të mbajë këtë sistem në këtë gjendje amorfe që funksionon dhe vepron. Shoqëria është e zhgënjyer dhe natyrisht e lodhur deri në depresion prej kësaj situatë dhe e vetmja mënyre për t’i ikur kësaj gjendjeje është që të krijohet një proces i  rrotacioni me elitën politike dhe  jo i rrotacionit brenda klasës politike për ndryshimin e qeverisjes apo shkëmbimin e posteve qeverisëse.

Kjo mënyrë e të vepruarit deri më tani, ka bërë të mundur që Shqipëria t’i mbijetojë  të ashtuquajturit tranzicion, por të mos e mbyllë epokën e ashtuquajtur tranzicion. Ky paradoks  i të shprehurit politologjik  të situatës, dhe sidomos të kohës, na bënë që ne të vazhdojmë për një kohë të pacaktuar dhe as të ndryshojmë sistemin dhe as të përmirësojmë sistemin. Ky sistem tek ne nuk mund të përmirësohet prej mëkatarëve të vet, por ai mund të ndryshojë vetëm nëse do të ndryshojë kjo elitë. Koha  për ta ndryshuar elitën është në fuqi. Asnjë nga palët partiake në vend nuk mund të shpjegojë apo të pretendojë se ndryshon sistemin duke ndryshuar vendet apo pozicionet në rrotacionin qeverisës. Ky është një proces i gabuar dhe është aq më tepër një ndëshkim që mbetet i hapur në kohë për vete vendin për vete shoqërinë.

Gjithmonë jemi ankuar se trupi diplomatik i akredituar në  vendin tonë nuk i ka thënë gjërat troç. Por tani që dy ambasadorët kryesorë, të SHBA-ë dhe BE-së  flasin hapur, politika nuk reagon. Çfarë nuk kanë kuptuar politikanët tanë në mesazhin ndërkombëtare?

Unë nuk pretendoj dhe nuk jam person që përfshihem tek optimizmi që për shkak të të folurit drejtpërdrejt të diplomatëve të huaj mund të ndryshojë ky vend. Klasa politike në Shqipëri ka kapur sistemin dhe, duke kapur sistemin ata po e përdorin sistemin në funksion të interesit të vet, ndërkohë qe në shoqëritë me standarde ndodh e kundërta. Sistemi është ai që e mban klasën politike në shërbestari; ndërsa tek ne ndodh e kundërta dhe për këtë arsye ne jemi në këtë stanjacion dhe sidomos në vendnumëro.

Artikulimi i disa prej diplomatëve më të rëndësishëm, përgjithësisht  të SHBA dhe kryesori që përfaqëson vullnetin diplomatik dhe politik të BE në Shqipëri, kësaj here vërtet është bërë i drejtpërdrejtë, por është bërë pikërisht për të ndryshuar këtë raport të klasës politike me sistemin. Shërbestaria  e klasës politike ndaj sistemit, është një shërbestari e munguar; dhe nga ana tjetër ata janë komandues të sistemit; dhe nga ana tjetër nëse do të këmbëngulet  nga faktori ndërkombëtarë, por më së shumti nga qytetarët e këtij vendi, mund t’ia arrijmë që ne të vëmë në sistemin në dispozicionin tonë dhe jo sistemi i kapur nga klasa politike, fatkeqësisht  gjasat dhe premisat edhe në aktin e tanishëm duket se klasa politike po përpiqet ta ndryshojë për përdorim sistemin, por jo t’i ndryshohet sistemit, në momentin që do t’i nënshtrohet sistemit, atëherë besoj se mund të kemi mbërritur në një moment ku Shqipëria të jetë vend me aspirata europiane.

Është hedhur ideja për referendum. Mendoni se arrihet apo është thjeshte shashka e radhës?

Unë mendoj se është thjeshtë një akt alibik i kryeministrit  për ta përdorur referendumin në funksion të ndryshimit  të sistemit. Unë mendoj se kjo është thjesht një alibi. Nuk mund të realizohet në këtë mënyrë. Vullnetet e aktorëve politik në skenën politike shqiptare, janë vullnetet e ngjashme edhe në antagonizmin  tyre. Në rastin konkret, vini re, kryetari i opozitës kërkon vullnetin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrimi, nga ana tjetër në orët e vona të natës dy ortakët në qeverisje Rama dhe Meta bëjnë takime të cilat kompromentojnë  vullnetin  e tyre ndaj sistemit. Është thjesht mënyrë për të mbajtur përmes akteve, pazareve dhe lojrave të brendshme politike peng sistemin dhe jo  për t’iu nënshkruar reformimit të sistemit. Në Shqipëri  mesa duket  kjo mënyrë e të vepruarit dhe të sjelljes së klasës politike nuk e pretendon dhe nuk e garanton reformimin e sistemit.

Opozita ka ditë që deklaron se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe reforma në drejtësi është “qershia mbi tortë”, duke krijuar së pari një qeveri teknike. Ju duket skemë e drejtë kjo?

Kjo është një alternative për të krijuar një mjegull dhe jo për të ndryshuar sistem. Zgjedhjet e parakohshme me aktorë të vjetër  nuk sjellin gjë tjetër veçse ndryshojnë pozicionet në skakierën politike, por nuk japin një  alternativë të re të ndryshimit, aq më tepër të qeverisjes. Për çfarë duhen zgjedhjet e reja?! A do të konkurrojnë sërish këta aktorë?! Le të marrim të gjitha opsionet e mundshme. Mund të rikthehet përsëri një aleancë elektorale  midis PS-së dhe LSI-së dhe çfarë do të ndryshojë?! Apo midis LSI-së dhe PD-së  dje çfarë do të ndryshojë?! Jo! Kjo mënyrë e të premtuarit  të ndryshimit të strukturës të një fushatë parazgjedhore është abuzive.

Është thjeshtë një alibi, ashtu sikurse edhe referendumi.  Në këto kushte referendumi nuk mund të vendosë atë që quhet  vullneti i sovranit. Kush do ta komandojë referendumin, kush do ta organizojë, kush do ta administrojë rezultatin e referendumit?! Historia politike dhe sidomos e administrimit të këtyre proceseve zgjedhore është një histori që ka konfirmuar  deformimin dhe abuzivizmin elektoral, dhe ne nuk kemi pasur përvojë dhe kulturë referendare. Kjo do të thotë që  Shqipëria nuk e ndryshon dot në këtë mënyrë. Me ujin e ndenjur, nuk mund të  pastrohet uji.

Si e shihni koalicionin Rama-Meta?

Një koalicion me probleme thelbësore të  dy çështjeve: së pari mungon kohezionin  i një ndërgjegje për ndryshim dhe reformim; dhe së dyti është tradhtuar kauza fillestare, ajo me emrin “Rilindje”. Në këtë vend duket se askush nuk po e vret mendjen për brendinë reale të Rilindjes, madje as protagonisti, pagëzuesi i saj kryeministri. Vini re se çfarë po ndodh: në dy vjet të qeverisjes së të majtës në koalicion, imazhi i tyre është bjerrur në mënyrë të frikshme dhe, ç’është më e rëndësishmja rezultati i premtimeve elektorale është tronditës. Nuk ka forcë për të mbrojtur as atë që është arritje dhe nuk ka forcë për të justifikuar as atë që nuk është arritur.

Mendoni se po ngelet në klasë kjo qeveri?

Kjo qeveri po shembet më së shumti prej pamundësisë së vetvetes , prej mungesës së një kohezioni të aleatit politik të saj. E majta erdhi në pushtet me devizën e bashkimit dhe unifikimit të së majtës, dhe nuk erdhi  në pushtet për të krijuar perceptimin apo skemën e hiseve të pogaçes së ndarë. Në këtë mënyrë kjo pogaçe është e copëzuar dhe vazhdon të jetë jo më ushqyese për mandatin e pretenduar nga elektorati i majtë, por është rikthim i pozitave të problemeve të brendshme të një heterogjeniteti  brenda  homogjentitetit të së majtës Ky  hererogjenitet i së majtës momentalisht është vërtet  tronditës dhe nuk premton mbijetese të mëtejshme politike të saj.

Opozita po drejtohet nga Lulzim Basha. Keni ndonjë gjykim për drejtimin tij, çfarë është ajo parti sot?

Procesi i reformimit të Partisë Demokratike është në kohën fizike të domosdoshme. Është normale që një parti politike e dalë nga një qeverisje 8-vjeçare ta ketë të paktën edhe 3 vjet një kohë të riorganizimit dhe ristrukturimit të saj, aq më tepër një Parti Demokratike, e cila është mbajtur peng nga dy faktorë të saj: së pari nga lidershipi historik i vjetër, i cili ka influenca të fuqishme jo vetëm në strukturat dhe në atë që quhet arkitektura e partisë, por mbi të gjitha në atë që quhet mentalitet politik; dhe sidomos në gjenerimin e projekteve dhe mega-projektit regjenerues dhe reformues të saj. Në këtë këndvështrim mendoj që PD-ja është në kohën normale të reformimit, mirëpo natyrisht ka edhe një problem tjetër. Në kushtet kur lidershipi i vjetër është kaq imponues dhe kaq ndikues në të gjithë elementet e ristrukturimit dhe reformimit të saj, lidershipi i ri është i dënuar të këtë kompleks apo atë që unë e quaj indulgjencën e atit ndaj të birit. Në rastin konkret, marrëdhënia midis politikanit të vjetër dhe historik Berisha me politikani e ri Basha, është pjesë e kësaj stileve të njohur jo vetëm në literaturën teologjike.

Ndërsa në  këndvështrimin tjetër mendoj se kjo opozitë sot ka nevojë për dy elemente: së pari për të rikthyer modelin e një ideali të programimit politik; që do të thotë, të rikthehet në konotacionin dhe brendinë reale të djathtizmit të saj; dhe së dyti të mund  të ndërtojë atë  që quhet koalicionin e djathtistëve shqiptarë. Këto dy elemente, të cilat janë lidhur me programin dhe strukturën e domosdoshme  të  funksionimit të saj, ajo duket se i ka lënë si pjesë të dorës së dytë apo të një kohe tjetër. Koha në fakt po rrjedh edhe më shpejt sesa e mendon edhe opozita sot.  Sikundër po humbet  po aq më tepër sesa ç’ mund ta ketë planifikuar edhe shumica në qeverisje. Në këtë mënyrë sesi po rrjedhin zhvillimet në skenën politike shqiptare, dhe sidomos në skakierën politike, neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të dy palët e aktorëve politike të shikojnë sesa afër dhe sa fqinjërues janë me krizën politike dhe me krizën e administrimin e vendit.

Duket se shqiptarët kudo që janë po tregojnë se nuk dinë të bëjnë shtet. Kam parasysh këtu situatën në Kosovë, e cila është mjaft e tensionuar dhe pa stabilitet politik. Çfarë po ndodh?

Ndaj kryekëput mendim të ndryshëm  nga një pjesë e atyre që kërkojnë ta shpjegojnë dhe ftillojnë fatin politik të vendit me trashëgiminë antropologjike në realitetin shqiptar. Jo! Shqiptarët i kanë kapacitet dhe mundësitë për të nxjerrë protagonistë  të vendimmarrjes politike dhe të kurajës politike. Por shqiptarët kanë një problem që lidhet me atë që unë e konsideroj kohezionin e bashkësisë politike, këtë gjë ne e kemi të munguar, por jo të trashëguar. E kemi të munguar në kohë të ndryshme. Sjellja politike, e klasës politike të re ndoshta më e reja në gjithë historinë politike të Europës së sotme në Kosovë, është një sjellje e turpshme dhe madje e patolerueshme në shumë aspekte. Aspekti më determinant për të cilin kjo klasë politike duhet të ketë brerjen e ndërgjegjes dhe disponibilitetin  për ta tejkaluar, lidhet me fatin e republikës së re.

Republika e Kosovës  është republike e re; dhe si e tillë ata duhet të vendosin në epiqendër prevalimin e interesit të republikës mbi interesin e sjelljes dhe pozicionin që ata duhet të kenë në skakierën politike, derisa të ndodhë kjo gjë. Kosova udhëton në një rrugë pa krye dhe shpesh në kryqëzime dilematike. Këto duhet të mbyllen një orë e më parë, madje nuk është e domosdoshme që kjo klasë politike të paracaktojë pozicionet e ardhshëm të saj, siç është rasti për pretendimet e paracaktuara për presidentin e ardhshëm apo kryeministrin, por të krijohet ai që quhet prevalimi i interesit publik dhe i interesit  të republikës mbi interesat partiake dhe politike. Nëse këtë realitet do ta dominojë ai që në e kemi quajtur korrupto-politika, siç ndodh edhe në Shqipëri, atëherë ky vend ka për të udhëtuar në një tranzicion pa krye dhe koha që gjeneron tranzicioni. Fatkeqësisht Kosova nuk duhet ta emërtojë ashtu si edhe Shqipëri, “periudhë të tranzicionit”.

Çfarë duhet të bëjë klasa politike në Kosovë për të dalë nga kjo gjendje dhe për ti kthyer një politike normale?

Të mos braktisë dy elemente jetike për normalitetin e një vendi: luajalitetin politik dhe konstruktivizmin politik; dy gjëra të munguara në historinë politike të 25 viteve nga Shqipëria politike dhe fatkeqësisht të shfaqura si mungesë edhe në këtë realitet të shkurtër edhe të politikës së re të Kosovës, për shkak të protagonistëve dhe për shkak të partive politike të saj. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Rusët: Kemi strehuar 1 milion emigrantë ukranias në 2015-ën. Ja pra ç’bën Kievi

Rusët: Kemi strehuar 1 milion emigrantë ukranias në 2015-ën. Ja pra ç’bën Kievi

Vartësi i kërkon Merkelit të mbyll kufijtë për emigrantët

Vartësi i kërkon Merkelit të mbyll kufijtë për emigrantët

Mashtroi Milanin, Facebook zbulon moshën e vërtetë të futbollistit

Mashtroi Milanin, Facebook zbulon moshën e vërtetë të futbollistit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.