Në më të fundit apel për atë që po ndodh në Albcontroll, kryeministri Rama u kujton atyre që kanë lënë punën se do ta humbin atë.
“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin!
Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht!
Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.
Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama.
Për shefin e qeverisë, pas këtij zhvillimi të papritur qëndron dyshja Meta-Berisha. /tesheshi.com/