Kryeministri në pritje i Kosovës, Albin Kurti, pretendon se ka siguroi një shumicë për të formuar qeverinë e re.
“Pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime.
6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria”, shkroi ai në Facebook.
Pas shpalljes së votave nga Serbia si të pavlefshme, Vetëvendosjes dhe LDK-së iu duheshin edhe katër ligjvënës të tjerë për të formuar një qeveri pa palë të tretë.
Numërimi i votave u përfundua të dielën dhe tashmë pritet të konkludohet në ditët në vijim për të shkuar drejt qeverisë së re, ku për herë të parë Vetëvendosje e Albin Kurti do provojnë këllqet në pozita qeverisjeje, pas vitesh kritikë apo akuzatorë ndaj çdo pushteti të pasluftës. /tesheshi.com/