Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u përsëriti anëtarëve të Ushtrisë së Kosovës të hënën se shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm.
“Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm, jo sepse duam ta pushtojmë; përkundrazi, ne jemi një popull i qetë dhe me shpirt të lirë dhe duam të jemi të lirë që të jemi në gjendje ta mbrojmë Kosovën,” tha ai.
Forcat e sigurisë së Kosovës u shndërruan në Ushtrinë e Kosovës në fund të dhjetorit 2018, kur atyre u ishte dha mandatqë të mbronin integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Kosovës.
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës është mbështetur nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia. /tesheshi.com/