Kandidati për kryeministër nga lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pas mbylljes së qendrave të votimit ka thënë se rezultatet që vijnë nga terreni janë më të mira se çdo anketë.
“Lajmet që po vijnë nga përfaqësuesit tanë në të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit janë më të mira e më të sakta se çdo anketë apo ‘exit poll’. Çdo votë do të mbrohet, dhe në mbrëmje do të festojmë me një rezultat vërtet të bukur. Ju faleminderit të gjithëve!”, ka shkruar Kurti.
Ai ka ftuar simpatizantët për festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 22:30. /tesheshi.com/