Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, vazhdon të kundërshtojë atë që Thaçi të bisedojë me homologun e tij serb, Vuçiçin duke thënë se po synohet bosnjëzimi i Kosovës, për Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E lidhur kjo edhe me projektin e promovuar së fundi për ndryshimin e kufijve.
“Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjes dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Milosheviçit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjes dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin”, shkruan Kurti në Facebook.
Kujtojmë se Beogradi po insiston që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, por që qeveria “Haradinaj” i ka quajtura të çmendura idetë e tyre, duke thënë se nuk do pranohen në asnjë mënyrë. /tesheshi.com/