Arrestimi dhe deportimi në Shqipëri, i anëtarit të Kryesisë dhe sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilit i është ndaluar hyrja në Kosovë për dy vjet, ka bërë që VV të reagoi ashpër.
Deputeti i kësaj Lëvizje Albin Kurti në një konferencë të mbajtur për media e cilësoi politik arrestimin dhe dëbimin nga Kosova të Abazit, duke e konsideruar për më tepër mënyrën e arrestimit edhe si marje peng.
“Boiken Abazi është kidnapuar nga policët civil dhe për këtë fajtor e konsiderojmë Kryeministrin Isa Mustafa, ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni dhe drejtorin për megrim, Valon Krasniqi i cili dihet se është militant i PDK-së”, tha Kurti në një konferencë shtypi.
Sipas tij, politika policore ka dhënë urdhër që Boikeni të largohet menjëherë nga Kosova. Ai gjithashtu ka thënë që pavarësia e Kosovës duhet t’i dëshmohet Serbisë dhe jo Shqipërisë.
Kurti, tregoi se i ka telefonuar ambasadorit të Shqipërisë Qemajl Minxhozi që të ndërhyjnë, sepse siç tha Kurti siguria e Abazit është në rrezik.
“Nuk e di a kanë shkuar në polici por disi mu duk se Minxhozi dhe Sekretari i Parë i Ambasadës, Bruno Rexhaj nuk besonin se mund të ndodhin gjëra të tilla. Ky është skandal politik…. Ne kërkojmë ndërhyrjen Edi Rama dhe të Ministrit Ditmir Bushati. Pavarësia e Kosovës duhet ti dëshmohet Serbisë e jo Shqipërisë”, tha Kurti.
Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Aida Dërguti, ka thënë se Abazit i është mohuar e drejta për avokat, në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare.
“Boikenit i është mohuar e drejta për të njoftuar Ambasadën e Republikës së Shqipërisë edhe pse këtë gjë e ka kërkuar nga Policia”, ka thënë deputetja Dërguti.
/tesheshi.com/