Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një takim që ka zhvilluar me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, i ka thënë këtij të fundit se “bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB që po premtohet pa mbulesë”.
Në kumtesën e VV-së më tej thuhet se në takim është biseduar për situatën politike dhe institucionale për drejtësinë dhe EULEX-in, e po ashtu për dimensionin social e ekonomik të vendit.
“Tash kur shënojmë një dekadë të EULEX-it mund të themi se ai ka dështuar sa i përket si krimeve të luftës po ashtu edhe krimeve të paqes”, ka thënë Kurti.
Ky takim, siç thotë VV u zhvillua në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të partisë me përfaqësuesit dhe zyrtarët nga BE./tesheshi.com/