Kosova luajti një ndeshje të mirë në tranfertë ndaj Kroacisë, edhe pse humbi me rezultatin minimal 1-0.
Trajneri i kombëtares kosovare Albert Bunjaku duket se është i kënaqur me paraqitjen e ekipit, pavarësisht humbjes.
“Ishte ndeshja më e mirë e jona si kolektiv, ishim të disiplinuar në mbrojtje. Jemi munduar të mos u lemë hapësira kroatëve, por ndërhyrjet janë gjithmonë të rrezikshme dhe u ndëshkuam”, tha Bunjaku.
Në vijim ai shtoi se ndaj Finlandës do të ketë një përqëndrim edhe më të madh, megjithëse mbeten vetëm dy ditë kohë për t´u përgatitur. /tesheshi.com/