E dini kush janë 10 njerëzit më të pasur të vendit më të varfër në Europë? Një pjesë e madhe e tyre janë pothuajse të panjohur për publikun, disave prej tyre nuk u gjen dot asnjë fotografi; por prej vitesh qëndrojnë në top-listën e sipërmarrësve me kapital dhe fitim më të madh. Në mesin e tyre është vetëm një grua dhe një deputet i Kuvendit, por ata kurrë nuk flasin për pasurinë e tyre, nuk bëjnë jetën e filantropit siç ndodh rëndom me milionerët në botë, por prapa kuintave ngrenë perandorinë e tyre të biznesit.
Instituti europian “Pashko”, një organizatë e ngritur mbi parimet e tregut të lirë dhe ideve liberale, ka publikuar sw fundi listën e njerëzve më të pasur në vend për vitin 2016, duke vijuar traditën e mëparshme të këtyre studimeve. Listimi bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize, konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit si më poshtë:
1- Samir Mane
2- Shefqet Kastrati
3- Vasil Naçi
4- Behar Çukaj
5- Tom Doshi
6- Rrok Gjoka
7- Grigor Joti
8- Idajet Ismailaj
9- Vilma Nushi
10- Pëllumb Salillari
Tesheshi.com sjell një profil të shkurtër të tyre me aq sa njihen në publik. I pari prej tyre me një fytyrë babaxhani, babai i katër fëmijëve, është Samir Mane, një ish-emigrant i viteve ’90, por që u kthye shpejt për t’u pasuruar në vendin e tij. I njohur si mik i politikanëve të djathtë e të majtë, emri i tij u përfol së fundmi dhe në ndërmjetësimin e marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës.
Ai është President i BALFIN Group, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Ai ka investuar në pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, menaxhimi i hapësirave tregtare apo industriale dhe shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industria minerare, turizëm dhe agrikulturë.
Mund të thuhet pa frikë se shumë nga gjërat që konsumojmë në jetën e përditshme ose pajisjet elektroshtëpiake i blejmë tek një prej dyqaneve të tij, pasi Mane ka në pronësi dy qendra të mëdha tregëtare, QTU dhe TEG. Po ashtu ai ka futur në Shqipëri një numër të konsiderueshëm markash për veshje si Mango, Goldenpoint, Calliope, Geox, Parfois, Okaidi, Prenatal, Terranova, Springfield, Carpisa dhe Etam. Ka rrjetin e dyqane Samsung, rrjetin e supermarketeve Carrefour, dhe universitetin privat Tirana Business University, etj.
Së fundmi, Balfin-i i Samir Manes ka marrë me konçension minierën e Bulqizës dhe po ndërton edhe një resort të madh turistik në plazhin e Palasës.
Balfin Group është shtrirë dhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë.
Në vend të dytë është Shefqet Kastrati, emri i të cilit shkruhet në qindra pika karburanti në të gjithë vendin. Por ai nuk është i vetmi biznes i tij. Së fundmi u bë ortak me Samir Manen në blerjen e shoqërisë EUROSIG. SHA, me nga 45% të aksioneve secili dhe 10 % i mbajti shteti. Vetëm para pak muajsh në një ceremoni madhështore që bëri të ndërpritej dhe seaca parlamentare (pasi ceremonia jepej live në çdo Tv) Kastrati festoi 25-vjetorin e biznesit të tij me një investim 30 milionë euro duke blerë përfaqësinë e Mercedes Benz-it për Shqipërinë.
Vasil Naçi, pronar i AGNA Group, e ka nisur biznesin që në vitin 1991, si një ndër kompanitë më të mëdha importuese në vend. Naçi, duke i ngopur nga jeta e biznesmenit pasi kohët e fundit i është përkushtuar psikologjisë, kryesisht asaj pozitiviste, nxitjes drejt suksesit, etj. Ai është aksioner dhe në investimin më të ri të madh në kryeqytet, Hotel Plaza.
I katërti në listë është Behar Çukaj, po ashtu i panjohur publikisht, por shumë i suksesshëm me kompaninë e tj BOLV-OIL sh.a. që merret me import-eksport dhe tregtimin me shumicë të karburanteve dhe lëndëve djegëse, transporti i të gjithë llojeve të hidrokarbureve, etj. Ai i ka qëndruar larg politikës, por është i afërt me PAA-në e Agron Dukës. I biri Olsi, garoi për deputet në listën e PD-së në qarkun e Fierit.
Tom Doshi është më i famshmi i kësaj liste, pasi ka vendosur të merret me politikë që prej vitit 2005. Deputet i PS-në më parë dhe tani nën siglën e PSD-së në fakt Doshi ka krijuar elektoratin e tij në qarkun e Shkodrës. Bizneset e tij janë shtrirë në fushën e farmaceutikës, ndërtimit, etj..
Pas tij në listë është Rrok Gjoka, pronar i Gjoka Konstruksion sh.a e krijuar që në vitin 1994 dhe e përfshirë në shumë projekte ndërtimi, kryesisht rrugësh, autostrada, ujësjellësa, urave, rezidenza banimi dhe hidrocentrale.
Grigor Joti njihet si pronar i kompanive “InveG” dhe “Joti-Infosoft Group Sh.p.k”, por ka zgjeruar aktivitetin e tij dhe në fushën e ndërtimit përmes blerjes të një kompanie ndërtuese, – Investndërtim Tirana Sh.p.k.
Lista vijon me Idajet Ismailaj, pronar i “Albstar”, po ashtu në fushën e ndërtimit.
Më tej vjen e vetmja grua në listë, që është Vilma Nushi, me vetëm një foto që qarkullon në media gjatë një takimi me kryeministrin Rama. Ajo akuzohet nga opozita si mikeshë e Ramës dhe për marrjen në mënyrë korruptive të koncensionit të madh të Chek-up në shëndetësi. Ajo është pronare e Marketing & Distribution (M&D) një kompani e specializuar në importin, shpërndarjen dhe tregtimin e një shumëllojshmëri mallrash.
Listën e 10-es e mbyll Pëllumb Salillari, pronar i “Salillari L.t.d in Albania”. Asnjë foto e tij nuk gjendet në internet, por ai është njeriu që ka marrë me koncension ndërtimin e stadiumit më të madh në vend në gërmadhat e ish-stadiumit Qemal Stafa. Gjithashtu ai është një prej ndërtuesve më të mëdhenj të rrugëve në vend.
Nga lista e 10 më të pasurve të vitit 2015 kanë rënë Vjollca Hoxha, pronare e top-channel dhe lori cafe, Edmond Leka i Union Bank, Bashkim Ulaj, biznesmen ndërtimi, i njohur si afërt me PD-në, dhe Artan Dulaku, po ashtu biznesmen ndërtimi dhe pronat i Tv Vizion Plus.
Instituti “Pashko” sjell dhe dy renditje të tjera në studimin e tij, renditjen e 30 bizmenëve sipas fitimit dhe sipas kapitalit neto. Të dy listat i kryeson përsëri Samir Mane, por ka hyrje suprizë në listë të biznesmenëve të tjerë.
Renditja sipas fitimit:
1 Samir Mane
2 Shefqet Kastrati
3 Rrok Gjoka
4 Behar Çukaj
5 Grigor Joti
6 Idajet Ismailaj
7 Lefter Kallo
8 Elvis Sula
9 Agim Zeqo
10 Tom Doshi
11 Vasil Naci
12 Pellumb Salillari
13 Geront Cela
14 Vilma Nushi
15 Vjollca Hoxha
16 Agron Shapllo
17 Frident Kuqi
18 Luan Leka
19 Tonin Alia
20 Hajredin Fratar
21 Besnik Sulaj
22 Neritan Dojaka
23 Serafin Orgocka
24 Bledar Çeribashi
25 Ylli Braka
26 Esat Noka
27 Eduard Curraj
28 Luan Muça
29 Ilir Trebicka
30 Renis Tërshana
Renditja sipas Kapitalit Neto:
1 Samir Mane
2 Shefqet Kastrati
3 Vasil Naci
4 Behar Çukaj
5 Besnik Sulaj
6 Renis Tërshana
7 Idajet Ismailaj
8 Aleksandër Pilo
9 Tom Doshi
10 Vilma Nushi
11 Frident Kuqi
12 Artan Dulaku
13 Agron Shapllo
14 Isuf Ferra
15 Pellumb Salillari
16 Ram Geci
17 Rrok Gjoka
18 Irfan Hysenbelliu
19 Aleksander Frangaj
20 Luan Muça
21 Elvis Sula
22 Serafin Orgocka
23 Vjollca Hoxha
24 Lefter Kallo
25 Roland Hysa
26 Avni Ponari
27 Agim Zeqo
28 Armand Duka
29 Grigor Joti
30 Ylli Braka
Përgatiti Ermir Hoxha – /tesheshi.com/