Agjencia e fëmijëve e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, thotë se një e treta e fëmijëve në të gjithë botën vuajnë nga kequshqyerja – ose hanë shumë, ose hanë shumë pak. Kështu, në mbarë botën sheh fëmijët obezë dhe fëmijë të uritur, një problem që nuk po i gjendet balanci.
UNICEF gjithashtu thotë se pothuajse dy të tretat e fëmijëve të moshës 6 muaj deri në 2 vjeç nuk ushqehen me ushqime të duhura që i përshtaten moshës.
Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore thotë se “pavarësisht të gjitha përparimeve teknologjike të dekadave të fundit, ne kemi humbur vëmendjen e këtij fakti më themelor: nëse fëmijët hanë ushqim jocilësor, ata do të jenë të pashëndetshëm”.
Në raportin vjetor të botuar të sot, UNICEF paralajmëron se praktikat e dobëta të ngrënies dhe të ushqyerit fillojnë që nga ditët më të hershme të jetës së një fëmije. Ndërsa fëmijët rriten, UNICEF thotë se “ekspozimi i tyre ndaj ushqimit jo të shëndetshëm po bëhet alarmues.” /tesheshi.com/