Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Alarmi: vendimet që po e ç’shqiptarizojnë përfundimisht Krajën në Mal të Zi

by te Sheshi
15/01/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Alarmi: vendimet që po e ç’shqiptarizojnë përfundimisht Krajën në Mal të Zi

Pas alarmit të lëshuar nga disa shkrime tesheshi.com ku është folur me fakte dhe shqetësim për shpopullimin e Krajës, një prej trevave më të rëndësishme shqiptare në Mal të Zi, po rritet gjithnjë e më shumë shqetësimi i banorëve të zonës për të mos ndaluar asgjësimin total.

Hajrullah Koliqi

Hajrullah Koliqi, një nga intelektualët e spikatur shqiptarë të Malit të Zi, në një shkrim të botuar në të vetmen periodike politike shoqërore të shqiptarëve, “Koha Javore”, ngre zërin se nuk bëhet fjalë për një shpopullim por për një asgjësim total të Krajës.

“Kraja, kjo trevë paradoksesh, për shumëçka unike. Në Krajë ujë ka (Liqeni), ujë s’ka (Kraja e thatë); shtet ka (Mali i Zi), shtet s’ka (kur duhet t’i dalë në ndihmë këtij populli); premtohen investime (në kohë fushatash), investime s’ka (as për be); shqiptarë ka (flasin shqip), shqiptarë s’ka (frikësohen nga Shqipja); demokraci ka (me fjalë), demokraci s’ka (në realitet); Krajën e duan (të serbizuar), Krajën s’e duan ashtu siç është (shqiptare); në Krajë fshatra ka (toponime), fshatarë nuk ka, sidomos në Anën e Sipërme, e cila përfundimisht ka “vdekur”, vendi ka mbetur ‘vashi’”, thekson Prof.Dr Hajrullah Koliqi, i cili ka lindur në Krajë, por për shumë vite ka qenë pedagog në Universitetet e Prishtinës dhe Tetovës.

Në shkrimin e tij që është një thirrje e fuqishme, profesor Koliqi sjell fakte edhe më tronditëse.

“Mbishkrimet në varrezat katolike ka kohë që janë shkruar dhe shkruhen në gjuhën dhe alfabetin serb. Ka shestanas (fshat në Krajë, shën. red) që nuk janë të kënaqur me faktin se arqipshkvi i Arqipeshkvisë së Tivarit është shqiptar dhe e mban meshën në gjuhën shqipe.

Po, si ka mundësi që 70 për qind e votuesve të Anës së Poshtme (në zgjedhjet e shkuara) të votojnë për parti melazeze ose serbe?! Çdo respekt për parti të kombeve të tjerë, por këta votues kranjanë të tjetërsuar, a e pyesin veten ndonjëherë se sa është përqindja e votuesve malazezë apo serbë që kanë votuar për parti shqiptare?! Përgjigjja është shumë e qartë: Asnjë! Si ka mundësi, gjithashtu, që vetëm në Krajë, si askund tjetër në botën shqiptare, të mos kremtohet DITA E FLAMURIT, siç ndodhi në vitin 2015?”.

Koliqi, në shkrimin e tij, pasi vë në dukje se vendi po braktiset dhe është braktisur gjithnjë e më shumë, ku vetëm Anën e Poshtme të saj  e kanë braktisur rreth 4000 qytetarë dhe ka mbetur me pak më shumë se 1000 banorë rezidentë, fëmijë, të rinj, të rritur, të moshuar, burra, gra, thotë se shumë prej tyre shpëtimin përpiqen ta gjejnë jashtë Krajës.

Por ajo që sjell më shumë frikë është hyrja e Kishës Ortodokse serbe dhe ringjallja e heronjve sllavë që kanë masakruar shqiptarët.

kraja (1)

“Në vorbullën e këtyre çudirave po ngjizet propozimi që një rrugë në Krajë të pagëzohet me emrin “Taraboshski Junaci”, për të madhëruar ushtarët dhe oficerët e Krajl Nikollës, të cilët donin ta “çlironin Shkodrën”, por që lanë eshtrat në istikamet e saj. Në Krajën e braktisur e me njerëz të tjetërsuar nuk është çudi që në maje të Kraliçit (Kështenjë) shpejt të marrë shtat një Kryq i Kishës Ortodokse Serbe.

Nuk është aspak çudi që edhe në Arbnesh të ngrihet një përmendore për “jurishnikët” e Krajl Nikollës, më 1912, të cilët e paguan me kokë marrinë e tyre nëpër Krajë dhe në Tarabosh. Në këto rrethana, duket se nuk ka mbetur rrugë tjetër, vetëm t’i lutemi Zotit dhe kranjanëve të vdekur (se të gjallët janë ligështuar shumë) që ta shpëtojnë Krajën nga ky shpërfytyrim!”, përfundon alarmin e tij profesor Hajrullah Koliqi. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
LSI-ja “nxjerr këmbët”: bën gati draftin e saj për reformën në drejtësi

LSI-ja “nxjerr këmbët”: bën gati draftin e saj për reformën në drejtësi

Maqedoni: Gruevski kumton lajmin e dorëheqjes si kryeministër

Maqedoni: Gruevski kumton lajmin e dorëheqjes si kryeministër

Këshilltari Obamës: Maqedonia do të jetë temë e samitit të NATO-s

Këshilltari Obamës: Maqedonia do të jetë temë e samitit të NATO-s

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni