Skandalet e shitjes se produkteve me afat të skaduar nuk kanë të ndalur në Kosovë. Një rast i tillë ka ndodhur në njërin prej supermarketeve në Prishtinë, ku shitet ende një pastë dhëmbësh, afati I skandencës të së cilës ka kaluar prej 5 vjetësh, raporton “Zëri”.
Ashtu edhe siç mund të shihni në fotografi, afati i skadimit i kësaj paste dhëmbësh ishte deri në vitin 2012, por që në ambalazhin e paketimit është vendosur një letër në gjuhën shqipe, ku thuhet se afati i skadimit është deri në vitin 2018. /tesheshi.com/