Mjekët në Kosovë japin alarmin se ka një shtim të rasteve me diabet në moshat e vogla, ndërkohë që dhe mbipesha, apo ndryshe obeziteti, është bërë një fenomen shqetësues ndër të mitur.
Dhe si shkak merret ushqimi e pijet; të ngrënit fast-fud e konsumi i lëngjeve me gaz.
Mjekja pediatre, Vjosa Kotorri i tha Radio Evropa e Lirë se “konsumimi në përgjithësi i kalorive të tepërta si me anë të pijeve energjike apo edhe i ushqimit të shpejtë, mund të sjell mbipeshë apo obezitet. Kjo sjell problem në të ardhmen me shfaqjen e diabetit ‘tip 2’, i cili ende nuk është manifestuar në moshat fëmijënore dhe adoleshente në vendin tonë, por kjo paraqet rrezik në të ardhmen. Një gjë e tillë është duke ndodhur edhe ne vendet tjera në Evropë e më gjerë”. /tesheshi.com/