Policia italiane u alarmua pasditen e sotme pasi u lajmërua se pranë ambasadës shqiptare në Romë, në rrugën “Ottaviano”, ishte vendosur bombë.
Sikundër raportohet, përpara ndërtesës së ambasadës ishte një çantë e dyshimtë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe fillimisht siguroi zonën.
Ndërkohë forcat special të policisë u angazhuan për të parë nëse çanta ishte ose jo me lëndë plasëse. Pas verifikimeve rezultoi se çanta ishte bosh. /tesheshi.com/