Një alarm për bombë ka trembur pasagjerët e avionit që nisej nga Mauritius për në Paris të Francës.
Avioni është ulur me urgjencë në Kenia. Siç raportohet, alarmi është lëshuar për shkak të një pakoje të dyshimtë të gjetur në bordin e avionit.
Në avionin Air France ndodheshin 459 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit./tesheshi.com/