Interpoli hoqi Dr. Yusuf al-Qaradawi, një nga studiuesit dhe mendimtarët më të njohur muslimanë të sotëm, nga lista e personave të kërkuar,.
Një burimi i afërt me të konfirmoi se morën një konfirmim zyrtar se emri i al-Qaradawit u hoq nga lista e Interpolit, duke shtuar se ky është një hap shumë pozitiv.
Më 30 nëntor, Interpoli hoqi “alarmin e kuq” për al-Qardawin dhe hodhi poshtë një urdhër për arrestimin e tij të lëshuar nga autoritetet irakiane dhe egjiptiane.
Dhe janë pikërisht autoritetet egjiptiane ata që ngritën akuza ndaj tij pas grushtit ushtarak në Egjipt në vitin 2013, duke nxitur Interpolin për të nxjerrë një urdhër për arrestimin e tij.
Al-Qaradawi njihet si një kritik i hapur i presidentit Abdel-Fattah al-Sisi.
Pas grushtit të shtetit, gjatë së cilës qindra njerëz u vranë, Interpoli, me kërkesë të Kajros, lëshoi një urdhër për arrestimin e disa udhëheqësve të Vëllazërisë Myslimane, mes të cilëve dhe preziudentin e rrëzuar Mohammed Morsi. Dhe al-Qardawi konsiderohej si frymëzues i kundërshtimit të regjimit të al-Sisit, ardhur në pushtet me grusht shteti. /tesheshi.com/