Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për një mandat të tretë si kreu i shtetit.
Zgjedhjet presidenciale të Egjiptit janë planifikuar për në dhjetor dhe Al-Sisi, mandati aktual gjashtëvjeçar i të cilit përfundon në vitin 2024, pritet të kandidojë sërish.
Al-Sisi e konfirmoi këtë në një fjalim televiziv, transmeton Anatolia.
Mijëra egjiptianë u mblodhën në disa sheshe për të treguar mbështetjen e tyre për kandidaturën e Al-Sisit për një mandat të tretë.
Komisioni Zgjedhor i Egjiptit do të pranojë aplikimet për kandidaturat për zgjedhjet presidenciale nga 5 deri më 14 tetor.
Shtatë figura politike kanë njoftuar planet për të kandiduar, duke përfshirë Ahmed Tantaëi, një ish-deputet i cili shihet si një kandidat i fortë i opozitës nëse hyn zyrtarisht në garë.
Për kandidaturën është e nevojshme të mblidhen firmat e mbështetjes së 20 deputetëve dhe 25 mijë zgjedhësve të regjistruar në të paktën 15 provinca.
Al Sisi erdhi si grushtshtetas në pushtet, ku si gjeneral përmbysi Muhamed Mursinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, vartës shtetëror i të cilit ishte.
Më pas nisi një gjueti ndaj Vëllazërisë Muslimane, si dhe ndaj vetë Mursisë, duke i burgosur dhe ekzekutuar. /tesheshi.com/