Një video e rekrutimit që kritikon racizmin dhe ndjenjën antimyslimane në Shtetet e Bashkuara me imazhet e kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump, i cili lajmëron propozimin e tij për ndalimin e hyrjes së myslymanëve në Shtetet e Bashkuara, është publikuar nga grupi ekstremist al-Shabaab, dega e Al Qaedës në Somali.
Gjatë një debati demokratik gjatë javëve të kaluara, Hillary Clinton është shprehur se ISIS përdor video ku manjati fyen myslimanët për të radikalizuar dhe rekrutuar xhihadistët, duke e quajtur atë “rekrutuesi më të mirë të Isis.” Një deklaratë që, sipas Trump, ishte krejtësisht e rreme.
Videoja është pjesë e një serie të dedikuar xhihadistëve të Minnesotas dhe një kanadezi, të cilët kanë ndërruar jetë në fushëbetejën e Somalisë./tesheshi.com/