Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

I akuzuari i “Lagjes Trimave” rrëfen gjithçka mbi ngjarjen e 9 majit në Kumanovë: si shkuam deri te lufta

by te Sheshi
17/02/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
I akuzuari i “Lagjes Trimave” rrëfen gjithçka mbi ngjarjen e 9 majit në Kumanovë: si shkuam deri te lufta

Nga Mensur Krasniqi

Nga dhjetëra seanca gjyqësore për  rastin “Kumanova- Lagjja e Trimave”, thuajse asgjë nuk është zbuluar nga ajo që rrëfeu fundi  i akuzuari, Sami Ukshini, i njohur në opinion si “Sokoli”- nofkë kjo e tij që nga konflikti i vitit 2001. Avokatja mbrojtëse, Artene Ademi-Iseini ka sqaruar gjithë rrjedhën e seancës gjyqësore e cila është zhvilluar me pyetje që parashtronte ajo dhe përgjigje të klientit të saj, Sami Ukshini.

Pra, sipas saj, Sami Ukshini në detaje para gjykatës ka folur që nga dita e ardhjes së tij në Kumanovë e deri në ditën e 9 majit, kur shpërtheu përleshja e armatosur mes njësitit special të Maqedonisë me grupin e armatosur në “Lagjen e Trimave”- Kumanovë.

Në pyetjen e avokates Ademi-Iseini se kur, pse dhe për çfarë arsye ka ardhur Sami Ukshini në Maqedoni, ky i fundit është përgjigjur:

“Arsye ka shumë. Megjithatë, kryesorja është se këtu kam qenë edhe në vitin 2001 si organizator i UÇK-së. Ushtria atëherë u demobilizua si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, por ajo nuk u respektua asnjëherë e nuk respektohet deri më sot. Në kushte normale duhej të realizohet deri më vitin 2004. Ndodhi e kundërta. Ky shtet i fryu nacionalizmit. Kujtoj se unë jam patriot dhe jo shovinist. Arsye tjetër është se i kam njohur disa pjesëtar të grupit. Kam mundur të vijë edhe pas 2004-ës, por këtë e pata lënë si një realitet të hidhur”.

Sami Ukshini – Sokoli në mënyrë kategorike ka mohuar se është organizator i grupit.

“Jo! Sikur të kisha qenë organizator, s’do isha këtu. Ka mundur të jetë më keq, ndoshta edhe më mirë, por këtu (në gjykatë) s’do të ishim”, ëshë përgjigjur Sokoli.

Ai ka folur edhe për kontaktin e parë me grupin, duke mohuar se ka qenë prezent gjatë sulmit të stacionit policor në Gushincë.

“Jo! Kontaktin e parë me grupin e kam pasur me 26 prill. Shoku im, tashmë i ndjerë, Xhafer Zymberi më ka kontaktuar dhe kërkoi që t’i përkrahë. Pas një presioni pranova t’i përkrahë”.

Ashtu siç rrëfen avokatja, , Sami Ukshini ka shpjeguar rastin nga momenti kur është zgjuar nga krismat në ditën e 9 majit.

“Rreth orës 5 e mëngjesit jam zgjuar nga krismat. Kam dalë shpejt dhe kam parë se ka gjuajtje nga të gjitha anët, edhe prej ajrit nga helikopteri. Dëgjoja disa policë duke thënë se janë qëlluar nga snajperistë në këmbë. Snajperistët asnjëherë nuk qëllojnë në këmbë. Shpesh policët që kanë dëshmuar kanë thënë se u është bërë pritë. Nuk bëhet pritë atje ku dikush flenë”, vazhdoi Ukshini.

Ukshini ka pranuar se ka pasur uniformë të gjelbër me emblemë të UÇK-së, ndërsa policia nuk i ka paralajmëruar aspak për sulmin.

“Jo! Arsenali që përdorte njësiti nuk ishte për kontroll. Dua t’i shpjegoj prokurores se sikur të kishte qenë pritë do të ishin vra më shumë policë. Viktimat mund të kenë qenë vrarë nga vet policia e Maqedonisë. Policia e këtij shteti masovikisht ka sulmuar. Më bazë të plagëve shihet se janë vrarë nga kalibër i rëndë, që ne nuk e kemi poseduar. Unë kam pasur kallash timin personal”, ka shtuar më tutje i akuzuari në rrëfimin e tij.

Duke ritheksuar se ai personalisht nuk është organizator, Sokoli kujton se pyetjes “cili ishte qëllimi që qëndroi nga 3-9 maj në Kumanovë”, nuk po mund t’i jep përgjigje.

“Këtë pyetje po ia parashtroj vetes tashmë dy vite. Unë s’kam qenë organizator. Më 7-8 maj jam parë me Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecaj dhe u kam thënë se rrezikojmë veten dhe lagjen nëse rrimë këtu. Ata kanë qenë shumë të sigurt në veprimet e tyre. Tre ditët e fundit ka pasur dron, shenjë që duhej të lëviznim. Por, ata dy ishin të vendosur se nuk duhet të lëviznim. Nuk më dëgjuan”, pohoi Sokoli.

“Telefonatat që janë prezantuar në gjykatë kanë pasur të ndërruar kohën e kontaktit, disa fare nuk janë prezantuar. Për mua kjo është montim, si i gjithë ky rast. Më keni nxjerrë si të parin. Të kisha qenë organizator nuk kishte me ndodh kjo, s’jam aq naiv.

Shumë prej dëshmitarëve të mbrojtur (policë) kanë zbuluar se 3-4 ditë përpara kanë hyrë në lagje. Policia ka mundur ndryshe ta bëjë operacionin. Policia ka pasur mision për të na likuiduar”, tha para gjykatës, Sokoli.

Kush i ofroi siguri grupit?

Në pyetjen e avokates mbrojtëse Artene Ademi Iseini: “Potencuat se Begu dhe Mirsadi kanë qenë të sigurt, prej nga?”

Sokoli me përgjigje: Kur ju thash se duhet të largohemi më thanë se po frikësohem. Më dhanë një cigare. Më thanë se këtu do të rrimë deri më 19 maj.

Çfarë qëllimi kishin?- vazhdoi me pyetje avokatja.

“Qëllimi ishte Marrëveshja e Ohrit, por jo të kryejmë sulm, siç pretendon policia”.

Avokatja: A keni mundur t’i qëlloni policët? Theksuat se i keni parë ditë më parë në lagje.

“Nuk kemi pasur asi qëllimi”, përgjigjet kategorikisht Sokoli.

Avokatja: Kur filloi konflikti a tentuat ta ndalni?

“Unë s’kam pasur telefon sulmi ishte masiv. Kur ndërhyri policia ne mbetëm të ndarë në dy grupe. Mirsadi dhe Begu ishin në grupin tjetër. Në tanë kohën kemi tentuar me mbijetuar. Shefqet Kallaç ka kontaktuar me OSBE. Policia asnjëherë s’ka qenë e interesuar që ne të dorëzohemi. Aty shihet qëlllimi i tyre për të na eliminuar. Ndjej keqardhje për ata që kanë humbur jetën, nga të dy palët.

Në një telefonatë është shkëputur pjesa kur Mirsadi thotë që ne të parët të dorëzohemi, e pas 5 minuta edhe grupi tjetër. Dorëzimi, dikur ka ora 19. Pasi që jemi dorëzuar një pjesë policisë deshi të na vrasë, të tjerë të na mbrojnë. Në ndërkohë një polic rastësisht plagos veten dhe një koleg të tij. Pastaj luftimet vazhdonin. Neve na lidhën, na shqelmonin. Më morën mua, Genc Sefaj dhe Valdet Zekaj për t’i thirrur të tjerët që të dorëzohen. Neve na përdorin si mburoja të gjalla. Ne bërtitnim, por kishte krisma dhe s’na dëgjonin. Ora 21:30 janë ndalë gjuajtjet, kam dëgjuar Begun duke bërtitur UÇK. Na kanë shtyrë për tokë, na shkelnin nëpër gjithë pjesët e trupit e pastaj na kanë sjellë në Shkup. Gjithë kjo ka ndodhur në një shtet që po pretendon të hyjë në BE dhe NATO”, shprehet Sokoli.

A do të ishin pasojat më të vogla nëse pranohej paralajmërimi i juaj që të dorëzoheni?- insiston avokatja mbrojtëse.

“Normal, asgjë s’kishte me ndodhë! Pasi që jemi dorëzuar janë vra 5 persona, pastaj ë nesërmen 3 polic. Vet policët janë konfuz, normal gjithë ai sulm, njeriu se kupton se çfarë ka ndodhë. Edhe mua mu ka deshtë kohë që ta kthejë filmin”, u shpreh Sokoli.

Sokoli rikujton se Mirsadi ka qenë kryesori ndërsa Begi zëvendësi i tij.

Kujtojmë se vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Nga ana tjetër humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur. /tesheshi.com/

Related Posts

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite
Lindja e Mesme

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025
Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit
Amerika

Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

18/05/2025
Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”
Europa

Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

18/05/2025
Next Post
Kryekuzhinieri bullgar i yjeve të Hollywod-it: Ja si mund të edukojmë fëmijët me ushqimin e shëndetshëm

Kryekuzhinieri bullgar i yjeve të Hollywod-it: Ja si mund të edukojmë fëmijët me ushqimin e shëndetshëm

Incidenti i parë: PD përplaset me policinë për orarin e protestës

Incidenti i parë: PD përplaset me policinë për orarin e protestës

Pavarësia e Kosovës, ja dhe shehidët e rënë për atdhe

Pavarësia e Kosovës, ja dhe shehidët e rënë për atdhe

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni